Kurti diskuton me ministrat mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Në takimin me ministrat, kryeministri Albin Kurti ka diskutuar mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

“Bashkë diskutuan mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës dhe për projektet infrastrukturore që do të mund të planifikoheshin dhe zbatoheshin në komunat me shumicë serbe për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet në njofitmin e Kryeministrisë.

Ministrat dhe zëvendësministrat e informuan Kurtin për punët që po kryejnë dhe aktivitetet që po i zhvillojnë anekënd Kosovës, e në veçanti në mjediset e banuara me komunitetin serb.

“Zhvillimi dhe zbatimi i planit për organizim të lojërave, që padyshim sjell edhe zhvillim të komunave edhe në aspektin ekonomik në komunat në veri të Kosovës, ishte po ashtu pjesë e diskutimit. Kryeministri Kurti theksoi nevojën e zhvillimit të komunave në dobi të qytetarëve, ashtu që askush të mos ngelet mbrapa”, vijon njofitmi.

Po ashtu, në këtë komunikatë theksohet se Qeveria e Republikës do të mbështesë çdo nismë ligjore që rrit mirëqenien e qytetarëve dhe ndikon në përmirësimin e mirëqenies, përmes investimeve, nismave dhe subvencioneve e granteve, për çdo komunitet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika