“Kurti do të duhej që ta hartonte më herët Draftin për Asociacionin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi pak ditë më parë se është i gatshëm që ta hartoj një draft modern për Asociacionin, në vitin e ri. Ai u shpreh i gatshëm për një gjë të tillë, pas deklaratës së emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, i cili tha se për themelimin e Asociacionit, nuk nevojitet edhe nënshkrimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, një pjesë e analistëve në Kosovë, vlerësojnë se Kurti do të duhej që më herët ta bënte një propozim të tillë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, në Bruksel, 2 maj 2023.

Çështje e brendshme e Kosovës.

Kështu e konsideroi themelimin e Asociacionit, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Prandaj, sipas tij për të vazhduar tutje me këtë proces, nuk nevojitet nënshkrimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo nuk i pëlqeu kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili shkroi në Facebook, se është i gatshëm që në vitin e ri të hartoj një draft modern për Asociacionin.

Ky veprim, sipas profesorit Dritëro Arifi, do të duhej të bëhej më herët.

“Po të kishim pas pak më shumë seriozitet, draft-statuti ish bërë para marrëveshjes së Brukselit, sepse ndoshta pastaj do të mund të ishte marrëveshja më e favorshme për Kosovën, ku do të mund ta kishim edhe njohjen ligjërisht të obligueshme nga Serbia, atë njohjen reciproke e qe nuk e kemi”, ka deklaruar profesori universitar, Dritero Arifi.

Në gjithë këtë proces, Kosova, sipas tij duhet të tregohet më serioze.

“Tash përgjigja e kryeministrit për emisarin Lajcak më shumë është një lojë fëmijësh, pra sikur ai fëmija i lazdruar në shkollë që askush nuk e merr seriozisht në atë që e thotë. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse kur të flet kryeministri njerëzit e shikojnë, dhe nëse flet gjëra që nuk kanë kuptim atëherë është vështirë edhe të merret seriozisht”, vijon ai.

Megjithatë, sipas analistit Gazmir Raci, gjërat kanë ndryshuar me kundërshtimin e Serbisë që t’i zbatoj marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Tërheqja e Serbisë nga zbatimi i marrëveshjeve përmes letrës së kryeministres serbe para disa javëve, që e ka deponu në Bashkimin Evropian, pak a shumë e ka ndryshu gjendjen në zbatimin e krejt obligimeve që dalin nga Brukseli. Kosova edhe në të kaluarën ka qenë e gatshme që ta përgatis draft-statutin, por asokohe u tha që duhet një dokument i përbashkët”, ka thënë analisti Gazmir Raci.

Në reagimin e tij në Facebook, kryeministri Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i bëhet më shumë presion Serbisë, e jo të tentohet që Kosova të paraqitet problematike në këtë proces.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika