Kurti: Do të ndajmë 255 mijë euro për librat e nxënësve të Luginës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së 89-të, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë miratuar 20 vendime. Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë mbledhje është miratuar projektligji për diplomaci qeveritare, projektligj ky që ka për qëllim përfshirjen e mërgatës në politikëbërje, kështu duke ndarë 90 mijë euro […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së 89-të, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë miratuar 20 vendime.
Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë mbledhje është miratuar projektligji për diplomaci qeveritare, projektligj ky që ka për qëllim përfshirjen e mërgatës në politikëbërje, kështu duke ndarë 90 mijë euro në këtë fushë për realizimin e një programi të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila mundëson që mërgata kosovare të angazhohet për gjashtë muaj në institucionin në fjalë.
Ai ka thënë se është plotësuar dhe ndryshuar programi legjislativ, është bërë përditësimi i agjendës legjislative, në mënyrë që të mbrohet qytetari nga vendosja e çmimeve të papërballueshme.
Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se është marrë vendimi që stafi shëndetësor të paguhet me 10 për qind shtesë nga paga, kështu duke ndarë 5.5 milionë euro në ndihmë të tyre.
Ai ka bërë të ditur se janë miratuar anëtarët e bordit të ndërmarrjes publike dhe se është bërë draft-strategjia për komunitetin rom dhe ashkali.
Shefi i ekzekutivit tregoi se janë ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave shkollorë për nxënësit e Luginës së Preshevës.















