Kurti: Do të përkrahim mbi 6 mijë familje për ta rritur efiçiencën energjike

Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë gjatë javëve në vijim do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kurti tha se përmes këtyre masave synojnë t’i përkrahin 1 mijë e 300 familje për të bërë investime, të cilat, sipas tij, e rrisin efiçiencën energjike.

“Përmes këtyre masave, synojmë t’i përkrahim 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjike të shtëpive sikurse izolimi ose ndërrimi i dritareve; dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike”.

“Kështu po angazhohemi që ju qytetarë të keni sa më pak shpenzime për energji e të mbani shtëpinë tuaja të ngrohta gjatë dimrit e të freskëta gjatë verës”, tha Kurti.

Më tej, ai tha se këto thirrje do t’i hapin përmes platformës E-Kosova, teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të hapin llogari për të përfituar.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika