Kurti: Draft-statuti i propozuar për Asociacionin fundamentalisht i papranueshëm, propozova një draft-vizion
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ishte fundamentalisht i papranueshëm. Në një fjalë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksndër Vuçiq në Bruksel, Kurti ka deklaruar se ai ka propzuar vet një, siç e quan ai, “draft-vizion”, pasi kishte dëgjuar […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ishte fundamentalisht i papranueshëm.
Në një fjalë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksndër Vuçiq në Bruksel, Kurti ka deklaruar se ai ka propzuar vet një, siç e quan ai, “draft-vizion”, pasi kishte dëgjuar dhe lexuar draft-statutin e propozuar.
“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje, ekipin menagjues i cili prezantojë një draft-statut gjithsej prej 67 nene dhe pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamenalisht i papranueshëm me kushtetuetshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, të drejtat e pakicave sipas standarteve evropiane dhe përkundër kësaj, ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Andaj, në këtë rast unë propozva një draft-vizion si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ky i fundit ka thënë se ka propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet dhe korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë.
Ndër të tjera, Kurti ka deklaruar se ka rënditur edhe disa fakte lidhur me koordinatoren e ekipit menaxhues qëllimet e së cilës sipas tij bien në konflikt interesi.















