Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri Albin Kurti do të takohen sot, e hënë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.
Takimi është konfirmuar për Dukagjinin, nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, dhe vjen dy javë pas takimit të fundit mes dy liderëve, i cili kishte zgjatur rreth dy orë, por pa ndonjë rezultat konkret.
Aktualisht, nuk ka sinjale të qarta për përafrim të qëndrimeve ndërmjet partive, megjithatë nga Lëvizja Vetëvendosje është paralajmëruar intensifikim i përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të dielën ka bërë thirrje për shtim të përpjekjeve politike për gjetjen e një zgjidhjeje, duke theksuar se kjo javë është vendimtare dhe se mirëpret çdo lëvizje të partive drejt kompromisit.
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri përfundon më 28 prill.
Haxhiu për presidentin: Në këtë javë përfundimtare, shpresoj të arrihet konsensus