Kurti e Çeku së bashku me myftiun Tërnava vizitojnë xhaminë e “Osman Efendiut”
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kanë vizituar xhaminë e “Osman Efendiut”, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie. Kjo u bë e ditur përmes një njoftim të BIK-ut, ku theksohet se xhamia e “Osman Efendiut” është […]
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kanë vizituar xhaminë e “Osman Efendiut”, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftim të BIK-ut, ku theksohet se xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.
Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë. Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës”, thuhet në njoftim.















