Kurti e cilëson naive qasjen e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Perëndimi beson se Serbia po e pret përfundimin e agresionit rus në Ukrainë, për t’u orientuar më pas drejt Evropës. Këtë, ai e ka quajtur naivitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qasjen e partnerëve perëndimorë të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si naive.

Ai në një intervistë për mediumin zviceran “Tages Anzeiger”, ka theksuar se Perëndimi beson se Serbia po e pret përfundimin e agresionit rus në Ukrainë, për t’u orientuar më pas drejt Evropës.

“Moska pretendon kontrollin e Ukrainës dhe Bjellorusisë. Beogradi dëshiron të kthejë Malin e Zi, Republikën Srpska të Bosnjës dhe Kosovën veriore në një sferë të ndikimit. Serbia i sheh fqinjët e saj vetëm si struktura të përkohshme. Problemi ynë është se partnerët ndërkombëtarë besojnë se Serbia po udhëhiqet vetëm nga oportunizmi, se është në pritje të përfundimit të luftës në Ukrainë dhe më pas do të orientohet qartë drejt Evropës. Kjo është naive. Aleksandër Vuçiq më shumë pret kthimin e Donald Trump në Uashington sesa fundin e luftës në Ukrainë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë janë shumë më të thella.

“80 për qind e popullsisë ka një opinion pozitiv për Vladimir Putin. Serbia e sheh veten si pjesë e një sfere pan-sllave, ortodokse jashtë Evropës”, shtoi ai.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Serbia nuk është vend normal, “sepse nuk është distancuar nga trashëgimia e kohës së diktatorit, Sllobodan Millosheviq”.

“Tani shtojini kësaj mosdistancimin ndaj Vladimir Putini dhe luftës së tij në Ukrainë. Demokracia ishte një interludë e shkurtër në Serbi, pas përfundimit të diktaturës. Së shpejti do të bëhen 20 vjet qëkur kryeministri properëndimor serb, Zoran Gjingjiq, u vra në Beograd. Që atëherë, forcat e errëta në Serbi festojnë rikthimin. Beogradi kërkon një marrëdhënie me fqinjët e tij të ngjashme me atë që ka Moska me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Prandaj, kjo fqinjësi është një rrezik sigurie për ne”, ka thënë ai.

Teksa pyetet se a mund të imagjinohet një konflikt më i madh se në vitet 1990, ai ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme nga ai, të thuhet se s’ka rrezik përshkallëzimi në rajon.

“Do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk ka rrezik përshkallëzimi. Që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, ne kemi parë prova të hegjemonisë pansllave, siç janë stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë. Edhe disa qindra njerëz mund të shkaktojnë dëme të mëdha”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika