Kurti e fajëson Serbinë për dështimin e marrëveshjes për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, e ka komentuar takimin në mes të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur të premten, e që rezultoi pa marrëveshje.

Kurti e ka fajësuar shtetin e Serbisë për mosarritjen e marrëveshjes, duke thënë se çasja e tyre është destruktive.

Ai është shprehur se marrëveshje për targa ishte afër, dhe se i takon emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak të tregojë se kush është fajtor për mosarritje të marrëveshjes.

“Besoj që ndërmjetësuesi Lajcak do ta shpjegojë publikisht kush ishte destruktiv. Unë nuk kam dilema, e di që Besnik Bislimi ka qenë konstruktiv dhe kreativ, Beogradi nuk është i interesuar që të ketë marrëveshje ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësuesit i cili  do të tregoj pse nuk ka marrëveshje e cila ka qenë shumë afër”, ka deklaruar Kurti nga SHBA për mediumin publik RTK.

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për cështjen e targave në takimin e së premtes.

Kështu ka bërë të ditur emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimeve me delegacionet e të dyja shteteve.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar se takimi nuk ka rezultuar me marrëveshje

“Rezultate të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por u bë përparim për çështje tjera, përfshirë energjinë”, ka thënë ai. “Puna do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Në këtë takim është paraparë që të bisedohet për targat dhe për energjinë, por siç është raportuar nuk ka pasur dakordim për këto çështje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika