Kurti: E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj
“E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Facebook. Sipas kryeministri Kurti, kryetari i Leposaviqit, Hetimi është duke marrë kërkesa të ndryshme nga ku herë e lavdërojnë e herë e kritikojnë për vendimin e tij që […]
“E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Facebook.
Sipas kryeministri Kurti, kryetari i Leposaviqit, Hetimi është duke marrë kërkesa të ndryshme nga ku herë e lavdërojnë e herë e kritikojnë për vendimin e tij që ka dalë në zyre.
“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij”.
“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998)”, ka përfunduar Kurti.















