Kurti e Gërvalla marrin pjesë në takimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KE

Siç thuhet në njoftim, takimi pritet të nisë nga ora 09:30, të premten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.

Ky takim pritet të nisë nga ora 09:30 të premten.

I njëjti do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Në maj të vitit të kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikim ky i dorëzuar nga ministrja Gërvalla.

Para tre muajsh, kjo e fundit informoi se Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

I gjendur me seli në Francë, KE mbron lirinë e fjalës, barazinë e minoritetet në vendet anëtare të saj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika