Kurti e Haxhiu kujtojnë Demaçin në tetë-vjetorin e vdekjes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar figurën e Adem Demaçit në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe për nder të Demaçit, të cilin e ka cilësuar si një prej figurave kryesore të përpjekjes së Kosovës për liri.

“Jeta e tij lidhi disa etapa të historisë sonë. Ai ishte pjesë e rezistencës politike në kohën kur kërkesa për liri dënohej me burg, ishte zë i të drejtave të shqiptarëve kur ato mohoheshin dhe mbeti i pranishëm në jetën publike edhe kur Kosova hyri në një kapitull të ri të historisë së saj”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Demaçi, përveçse shkrimtar, ishte edhe një veprimtar që kundërshtoi padrejtësitë dhe angazhohej që liria të mos shoqërohej me hakmarrje.

“Shkrimtari që kundërshtoi gjakmarrjen ishte po ai veprimtar që kundërshtoi robërinë dhe, pas çlirimit të Kosovës, kërkonte me ngulm që liria të mos përdorej për hakmarrje”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka kujtuar edhe vitet e gjata të burgimit të Demaçit për shkak të bindjeve të tij politike.

“Baca Adem i përkiste brezit që e përjetoi rëndë mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai zgjodhi të mos heshtte dhe për këtë zgjedhje pagoi me 28 vjet burg”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas saj, as burgimi dhe as përndjekja nuk e lëkundën Demaçin nga qëndrimet e tij.

“Kaloi 28 vjet në burg, por as burgimi dhe as përndjekja nuk e bënë të hiqte dorë nga bindjet e tij dhe nga kërkesa për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Ushtruesja e Detyrës së Presidentes.

Ajo ka përmendur edhe vlerësimet ndërkombëtare për Adem Demaçin, duke rikujtuar se ai ishte mbrojtur nga “Amnesty International” si i burgosur i ndërgjegjes dhe ishte nderuar me Çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian.

“Adem Demaçi nuk ishte njeri i fjalëve të matura për t’u pëlqyer të gjithëve. Ishte i drejtpërdrejtë, shpesh i ashpër dhe gjithmonë i gatshëm ta mbronte atë që besonte”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, ajo ka shprehur respekt për figurën e Demaçit, duke thënë se ai kujtohet për qëndresën, dinjitetin dhe jetën e lidhur me lirinë e Kosovës.

“Nderim i përhershëm Adem Demaçit”, ka përfunduar postimin Albulena Haxhiu.

 

Ndersa,

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se ka bërë homazhe në nderim të Demaçit, të cilin e ka cilësuar si simbol të qëndresës dhe rezistencës kundër pushtetit shtypës jugosllav e serb ndaj shqiptarëve.

“Baca Adem, Adem Demaçi, sinonim i qëndresës dhe rezistencës në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët. Për këtë ai sot me të drejtë është Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Demaçi mbetet shembull i pathyeshmërisë, duke rikujtuar 28 vitet që ai i kaloi në burg për shkak të bindjeve të tij politike.

“Adem Demaçi është shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë. Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg, vazhdoi jetën duke mos u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, vepra dhe qëndrimi i Demaçit vazhdojnë të frymëzojnë edhe pas vdekjes së tij.

“Baca Adem është ndarë fizikisht nga jeta, por veprimtaria e tij vijon të na frymëzojë e orientojë të gjithë neve. Lavdi jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit dhe gjithë trashëgimisë së tij politike, kulturore dhe historike”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika