“Kurti e kishte një dosje për mua të shkruar nga Dejona Mihaili”, Abazi tregon detaje për të

Haki Abazi, deputet i LVV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale që disa vite.

Abazi ka thënë se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje të shkruar, sipas tij, nga Dejona Mihaili, me kritika ndaj tij.

Abazi ka thënë se edhe Kusari ka shkruar kritika për të në atë dosje.

“Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi biseduar për problemet, dhe dosjen që e ka nxejrrë dosjen e krijuar nga Dejona Mihaili…. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për ta votuar buxhetin, kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkruar dhe jo vetëm për mu”, ka thënë ai.

Deputeti Abazi ka dhënë detaje për përmbajtjen e dosjes, ai ka thënë se aty është përmendur një debat që e ka pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.

“Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve në Tiranë. Në drekë punë ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai.

“Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa ju dhënë fjala, Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dhe kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij.  Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja mori fjalën duke e konsideruar veten edhe si mysafir në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar ai.

Ai ka deklaruar se edhe emërimi si kryetar i komisionit ka qenë nga frika se mos nuk do ta votonte për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai tha se asnjëherë nuk do ta dërgonte vendin në zgjedhje, dhe se pretendimet e Kurtit nuk janë të vërteta.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika