Kurti e kritikon KPK-në: Mosinformimi për sulmin në Banjskë, i padrejtë dhe i pakuptueshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) pasi sipas tij ndonëse kanë kaluar tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ende nuk janë ngritur aktakuza dhe nuk ka informacione për publikun. “Këshilli Prokuorial i Kosovës tre muaj pas sulmit në Banjskë të Zvecanit ende nuk ngritën aktakuza dhe […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) pasi sipas tij ndonëse kanë kaluar tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ende nuk janë ngritur aktakuza dhe nuk ka informacione për publikun.
“Këshilli Prokuorial i Kosovës tre muaj pas sulmit në Banjskë të Zvecanit ende nuk ngritën aktakuza dhe nuk njoftuar publikun për sulmin më të madh terrorist në vendin tonë. Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”, ka thënë Kurti.















