Kurti e Maqedonci takojnë zëvendëskryeministrin e Polonisë: Bashkëpunimi prioritet gjatë presidencës së Këshillit të BE-së

Gjatë takimit, palët diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për një angazhim të koordinuar gjatë presidencës polake në vitin 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski, i cili është gjithashtu ministër i Çështjeve Digjitale.

Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se bisedimet u përqendruan në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe agresionin rus në Ukrainë.

Ai ka theksuar se Kosova është duke ofruar ndihmë për popullin ukrainas.

Po ashtu, siç ka thënë ministri, ata diskutuan edhe për potencialin e bashkëpunimit me Poloninë në sektorin e teknologjisë, si një mundësi e dyanshme përfitimi.

Një temë tjetër e diskutimit ishte përgatitjet dhe rëndësia e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Polonisë gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2025.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika