Kurti e mirëpret politikanin e Serbisë, Çedomir Jovanoviq
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti është takuar me politikanin e Serbisë, Çedomir Jovanoviq. Më tej, Kurti në takim me politikanin liberal, sipas njoftimit biseduan rreth zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe raportet mes dy vendeve. Në komunikatë tutje thuhet se u fol për nevojën e fuqizimit të sundimit […]
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti është takuar me politikanin e Serbisë, Çedomir Jovanoviq.
Më tej, Kurti në takim me politikanin liberal, sipas njoftimit biseduan rreth zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe raportet mes dy vendeve.
Në komunikatë tutje thuhet se u fol për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor e demokratizimin e shoqërive dhe institucioneve.
Tutje thuhet se u fol për pluralizmin politik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garantues të paqes dhe sigurisë në rajon.















