Kurti e Nagavci takojnë veteranë të arsimit në shënim të 7 Marsit
Në shënim të datës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë takuar veteranë të arsimit nga e gjithë Kosova. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, rreth 50 mësuese e mësues të pensionuar, veteranë të arsimit, nga komuna të […]
Në shënim të datës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë takuar veteranë të arsimit nga e gjithë Kosova.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, rreth 50 mësuese e mësues të pensionuar, veteranë të arsimit, nga komuna të ndryshme, u bënë bashkë në Prishtinë për t’u takuar me kryeministrin Kurti e ministren Nagavci.
Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti ka vlerësuar lart kontributin dhe angazhimin e tyre kundrejt punës së palodhshme për të arritur edukimin dhe njëkohësisht arsimimin shqip të shumë brezave.
Ky takim, si pjesë e aktiviteteve për nder të 7 Marsit, u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili përcolli mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit, veçanërisht veteranët e arsimit, të cilët ishin kontribuues të mëdhenj në formësimin e së ardhmes së arsimit në Kosovë.















