Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të premten kanë vizituar dy ndërmarrje, të cilat po e mbështesin zbatimin e mësimit dual.

Të dy nga afër kanë parë mësimet që po i marrin nxënësit në këto ndërmarrje.

Kurti tha se vizita të tilla do të realizohen në vazhdimësi, dhe se mësimi dual është mundësi e mirë që nxënësit të njihen me atë që e mësojnë në teori, raporton EO.

Ndërsa, ministrja Nagavci tha se Ministria e Arsimit po punon që nxënësit të aftësohen për tregun e punës.

Të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe të shpërblimeve simbolike për fituesit e garave në nivel vendi dhe fituesit e garave kredibile në nivel ndërkombëtar.