Kurti e përkujton Gjingjiqin: Thuhet se atentatorët janë edhe pjesëmarrësit në shtetrrethimin e Jasharëve në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar ish-kryeministrin e Serbisë, Zorna Gjingjiqit, në 20-vjetorin e vrasjes së tij. Ai ka thënë se Gjingjiq kishte refuzuar që të  bëhej pjesë e politikes së Sllobadan Milloshoviqit.

Sipas Kurtit, atentatorët që e privuan nga jeta Gjingjiqin kishin qenë dhe pjesëmarrës në shtetrrethimin e familjes Jashari.

“Atentatorët që vranë ish kryeministrin serb më 12 mars 2003, Zvezdan Jovanoviq – Zmija dhe Milorad Ulemek – Legija, përfunduan në CZ të Beogradit të dënuar me nga 40 vjet burg, por jo edhe urdhërdhënësit të cilët nuk u zbuluan kurrë (ndoshta pse diheshin ngahera). Këta të dy janë edhe kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët, e bashkë me Goran Radisavljeviq – Gurin, thuhet se janë edhe pjesëmarrës në shtet-rrethimin e Jasharëve në Prekaz. Krimi i organizuar, krimet e kryera gjatë luftës dhe diktatura shoviniste ecin bashkë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërsa, vendimi i Gjnigjiq ishte ai që e kishte liruar Albin Kurtin nga burgimi, pasi ky i fundit kishte qenë duke e vuajtur dënimin si i burgosur politik.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministri Albin Kurtit.

20 vjet nga vrasja e Zoran Gjingjiq

Qeveria e Serbisë do të ketë qenë duke e menduar tashmë shënimin e 100 vjetorit të vrasjes makabre të mbretit Aleksandar Obrenoviq, gruas së tij e dy vëllezërve të tij, kryetarit të qeverisë dhe ministrit të tij të ushtrisë. Dy muaj e gjysmë ishte larg ky përvjetor shekullor, kur u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin ndonëse nuk e zgjidhi ndonjëherë kundërthënien ndërmjet liberalizmit (perëndimor) dhe nacionalizmit (serb).

Gjingjiq ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe ndërkaq për nga formimi intelektual e orientimi filozofik, edhe kur ka lëvizur a ndryshuar, ishte tejet i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit së cilës ia kishte borxh mendimin kritik të qëndrimit opozitar. Teksa admironte ‘aksionin komunikativ’ të Jürgen Habermas, filmi më i dashur i tij ishte “Andrei Rublev” i Andrei Tarkovsky-t.

Atentatorët që vranë ish kryeministrin serb më 12 mars 2003, Zvezdan Jovanoviq – Zmija dhe Milorad Ulemek – Legija, përfunduan në CZ të Beogradit të dënuar me nga 40 vjet burg, por jo edhe urdhërdhënësit të cilët nuk u zbuluan kurrë (ndoshta pse diheshin ngahera). Këta të dy janë edhe kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët, e bashkë me Goran Radisavljeviq – Gurin, thuhet se janë edhe pjesëmarrës në shtet-rrethimin e Jasharëve në Prekaz. Krimi i organizuar, krimet e kryera gjatë luftës dhe diktatura shoviniste ecin bashkë.

Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci. Me qeverisjen e Zoran Gjingjiq, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pat mbërrirë në 3/4 e popullsisë së Serbisë, kurse tani ajo ka rënë te 1/3. Për Gjingjiqin sot në Beograd do të ketë shumë pikëllim të shtirur e lotë të rrejshëm. Koha që rrodhi pas tij, shtoi peshë në anën e kundërt të demokracisë. Koha që po vjen, nuk duket se do ndryshojë gjë së shpejti atje.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika