Kurti e përmend përsëri mundësinë e luftës me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për Reuters përsëri e ka theksuar mundësinë e një lufte të re me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e përfituesve nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022

Pak ditë pas intervistës së tij për mediumin La Republica ku e kishte përmendur mundësinë e një konflikti të ri me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ripërsëritur këtë gjë tash për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

Në një intervistë për ta, kryeministri i Kosovës, ka thënë se Kosova është e përgatitur të mbrohet kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia.

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia, pasi përkeqësimi i grindjeve me komunitetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, ka thënë Kurti për Reuters.

“Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, ka vijuar kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës për Reuters tha se Kosova tashmë është shtet dhe i ka organet e sigurisë dhe mbrojtjes e që në të kaluarën nuk i kishte.

“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova tani është shtet, nuk është viti 1998”, tha Kurti.

“Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë tonë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë”, shtoi ai.

Po ashtu, Kurti foli edhe për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin tha se ka për qëllim ta përhapë luftën.

“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet të takohen në Bruksel për bisedime më 18 gusht.

Agjenda dhe temat e diskutimit nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Kurti për gazetën italiane: Ekziston rreziku për konflikt, pas Serbisë është Putini

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika