Kurti e përuron rrugën me emrin ”Adem Demaçi” në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e Adem Demaçit në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se ka marrë pjesë në përurimin e një rruge, e cila do ta mbajë emrin e Mandelës së Ballkanit, Adem Demaçit.

“Rrugëve të Kosovës që mbajnë emrin “Adem Demaçi”, iu shtua sot edhe një rrugë në komunën e Çairit në Maqedoni të Veriut”,  ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se është mirëpritur shumë mirë nga qytetarët e Çairit dhe i ka falënderuar për ftesën.

“Ju faleminderit për ftesën në ceremoninë e emërtimit, mikëpritjen e ngrohtë, dhe urime banorëve të Çairit dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika