Kurti e pranon Raportin e Progresit: Kemi bërë reforma që qeveritë e kaluara i kanë injoruar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Raportin e Progresit, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog. Kurti, në konferencë për media tha se raporti e përgëzon Kosovën për stabilitetin politik, teksa shtoi se qëndrueshmëria politike është parakusht për reforma afat gjate. Kryeministri i Kosovës, tha se nën qeverisjen e […]





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Raportin e Progresit, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Kurti, në konferencë për media tha se raporti e përgëzon Kosovën për stabilitetin politik, teksa shtoi se qëndrueshmëria politike është parakusht për reforma afat gjate.
Kryeministri i Kosovës, tha se nën qeverisjen e tij janë ndërmarrë disa reforma të cilat kanë qenë të rekomanduara nga Bashkimi Evropian, e që të njëjtat sipas tij janë injoruar nga qeveritë e kaluara.
Kurti përmendi kalimin e terminaleve doganore nga private në publike
“Raporti që në fillim e përgëzon Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike, stabiliteti është parakusht për reforma afatgjate. Prandaj edhe këtë vit janë ndërmarrë refroma që kanë qenë rekomandime të BE-së, për një kohë të gjatë e të cilat u injoruan nga Qeveritë e kaluara, e të cilat janë terminalet doganore private, nuk janë në harmoni në marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe kalimi ngadalë nga ato private në ato publike është rekomanduar që nga viti 2018”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri i Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës, e ka luftuar krimin dhe korrupsionin si asnjëherë më parë. Ai i përmendi aksionet dhe arrestimet e më shumë se dy mijë personave përfshi edhe zyrtarëve shtetëror.
“Kemi shtuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, janë bërë 780 operacione kundër krimit e korrupsionit me më shumë se 2 mijë e 200 persona të arrestuar prej të cilëve 300 zyrtarë shtetëror dhe afër 60 grupe kriminale janë shkatërruar dhe janë konfiskuar 1.7 tonë drogë, janë shkatërruar pesë laboratorë të drogës. Lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mirë pa skandale ka ngritur Kosovën në raportet ndërkombëtare”, tha ai.
Kurti po ashtu, e përmendi rianëtarësimin në organizatën ndërkombëtare arsimore ENQA. Kurti, theksoi se Kosova është vend evropian dhe qëllim ka anëtarësimin sa më të shpejtë në këtë organizatë.




















