Më 10 dhjetor të vitit 2023, në 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë zyrtare për të rikonfirmuar përkushtimin e qeverisë së tij ndaj kësaj deklarate të rëndësishme për të drejta e njerzëve.

“Në 75-vjetorin e DUDNJ-së, Republika e Kososvës, erikonfirmon angazhimin e saj ndaj Deklaratës, të parashikuar shprehimisht në Kushtetutën tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin Social “X”.

Më tej kryeministri Kurti, ka theksuar se Republika e Kosovës vazhdon të jetë e vendosur për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mënyrë të pashoqe dhe pa asnjë lloj diskriminimi.

“Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim”, ka shtuar i pari i Qeverisë së Kosovës.

On UDHR’s 75th anniversary, the Republic of 🇽🇰 reaffirms its commitment to the Declaration, expressly enshrined in our Constitution. We continue to work tirelessly—today and every day—to promote & protect the rights of all, w/o exception & w/o discrimination. #HumanRightsDay2023

— Albin Kurti (@albinkurti) December 10, 2023

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është një dokument i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948.

Ky dokument shërben si një dokument themelor në fushën e të drejtave të njeriut, duke përcaktuar të drejtat dhe liritë bazë që secili individ ka të drejtë për to, pavarësisht kombësisë, racës, fesë ose karakteristikave të tjera.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut përfshin 30 nene që mbulojnë një gamë të gjerë të të drejtave, duke përfshirë të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Konsiderohet si një gur themeli i ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe është përkthyer në mbi 500 gjuhë.