Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar ditën ndërkombëtare të komunitet romë. Sipas kryeministri kosovar kjo ditë është dita e 30 milionë romëve në mbarë botën.

“8 Prilli, është data më e rëndësishme e më shumë se tridhjetë milionë romëve në botë. Ajo është data e revolucionit rom anembanë botës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mandej Kurti ka treguar një historik të shkurtër të kongresit të parë para pesëdhjetë e dy viteve për komunitetin romë në Londër.

“Për të kujtuar atë, duhet të kthehemi ne retrospektivën e vitit 1971, më parë, për të kujtuar kongresin e parë të mbajtur në vitin 1971 nga Unioni i Bashkuar i Romëve – IRU, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme për popullin rom”.

“Kongresi i Parë Botëror i Romëve u organizua në 1971 në Orpington afër Londrës. Në të morën pjesë 23 përfaqësues nga nëntë vende, ish-Çekosllovakia, Finlanda, Norvegjia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Spanja dhe ish-Jugosllavia, si dhe vëzhgues nga Belgjika, Kanada, India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë nënkomisione u krijuan për të shqyrtuar çështjet shoqërore, arsimin, krimet e luftës gjatë Luftës së Dytë Botërore-Holokaustin, gjuhën dhe kulturën”, ka sqaruar kryeministri kosovar.

Më tutje ai i ka uruar 8 prillin ditën Botërore të Romëve. “Bahtalo 8 Aprili, Lumiako Dive e Romengo”.