Kurti e uron kryeministrin e ri të Luksemburgut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në llogarinë e tij në rrjetin Social në “X”, e ka uruar Luc Frieden, i cili sapo ka ardhur në postin e kryeministrit të shtetit të Luksemburgut, duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm. “Urime për Luc Frieden duke u bërë kryeministër i ri i Luksemburgut. Ju uroj një mandat […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në llogarinë e tij në rrjetin Social në “X”, e ka uruar Luc Frieden, i cili sapo ka ardhur në postin e kryeministrit të shtetit të Luksemburgut, duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm.
“Urime për Luc Frieden duke u bërë kryeministër i ri i Luksemburgut. Ju uroj një mandat të suksesshëm dhe ndikim pozitiv në komb”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës i ka thënë kryeministrit të ri të Luksemburgut se Kosova pret thellimin e bashkëpunimit me Luksemburgun.
“Kosova pret me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe në rritje me Luksemburgun”, ka përfunduar Kurti.
Congratulations to @LucFrieden on becoming Luxembourg’s new Prime Minister. Wishing you a successful tenure and positive impact on the nation. Kosova looks forward to continued and growing collaboration with Luxembourg.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 17, 2023















