Kurti e vlerëson punën e ushtarëve të FSK-së në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë shpëtuar jetë në Turqi, duke nxjerrë të gjallë katër persona nga rrënojat. “Puna e tyre e palodhur dhe vendosmëria e hekurt shpëtuan 4 persona, duke dhënë shpresë në vazhdën e dëshpërimit, jetë në mes të humbjes shkatërruese”, […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë shpëtuar jetë në Turqi, duke nxjerrë të gjallë katër persona nga rrënojat.
“Puna e tyre e palodhur dhe vendosmëria e hekurt shpëtuan 4 persona, duke dhënë shpresë në vazhdën e dëshpërimit, jetë në mes të humbjes shkatërruese”, ka shkruar në Twitter Kurti.
Më tej, kryeministri ka thënë se ushtarët e FSK-së kanë “falënderimin e përjetshëm të Republikës sonë”.
“Dje në mbrëmje mirëpritëm 39 ushtarë të FSK-së nga misioni i tyre i shpëtimit në Turqi”, ka përfunduar kryeministri.
Yesterday evening, we welcomed back 39 KSF soldiers from their rescue mission in Türkiye. Their hard work & iron-clad determination saved 4 people, giving hope in the wake of despair, life in the midst of devastating loss. For this, they have the eternal thanks of our Republic. pic.twitter.com/gNWlbN47aN
— Albin Kurti (@albinkurti) February 21, 2023















