Kurti e Vuçiq do të përballen në panelin për Ballkanin Perëndimor në Davos

Kryeministri Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të përballen në panelin për Ballkanin Perëndimor në Davos

Kryeministri Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Tryeza e emëruar si “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, do të bëjë bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë tryezë, e cila do të mbahet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, krerët e dy vendeve fqinje do të përballen si pjesë e panelit, i cili do të fillojë të mërkurën e 25 majit nga ora 7:30.

Në agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, është bërë e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

Pas vizitës së tij në Shtetet e bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti tashmë po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në kuadër të kësaj vizite, Kurti, është takuar me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos, ku ky i fundit ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset

Gjatë takimit u vlerësuan lart marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Berset ka deklaruar se Kosova është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

“Zëvendëspresidenti Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Kosovës në KiE, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Gjatë këtij takimi, është theksuar zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dyja vendet.

U veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika