Kurti e Vuçiq pritet të takohen të dielën në Bruksel

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet të dielën, më 20 nëntor. Edhe pse ftesa për një takim të tillë u bë nga Bashkimi Evropian, ende nuk është zyrtare nësë të dyja palët janë të gatshme të ulën në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar për targat, e ku ka mbetur më pak se dy ditë deri tek implementimi i fazës së gjobitjes për vozitës me tabela ilegale të Serbisë

Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Kur ka mbetur më pak se dy ditë deri në hyrjen në fuqi të masës së gjobitjes për serbët që nuk i konvertojnë targat ileagle në RKS, një takim mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar për të dielën në Bruksel.

Gjasat, sipas Qeverisë së Kosovës, janë që takimi të zhvillohet nesër, por sipas zëdhënësit Përparim Kryeziu kjo nuk është konfirmuar akoma.

E, në Kosovë ka vlerësimet se vet takimi për çështjen e targave është tërheqje e Kurtit nga vendimi i tij.

“E kam thënë prej fillimit që zotëri Kurti nuk mund të zbatojë vendimin që ka marrë për targat. Unë pres që ai të gjej një zgjidhje dhe zgjidhjen ai do ta gjejë në një variant në të cilën ai në interpretimet e tij të fjalëmanisë të ti të pafundme për të tërhequr dhe sipas mendimit tim ai do të tërhiqet”, ka theksuar Berisha.

Ndërkohë, profesori Seb Bytyqi, thotë se të dyja shtetet do të heqin dorë nga vendimet e tyre, Kosova për targat e Lista Serbe nga bojkotimi.

“Një marrëveshje do të arrihet, do të hiqet dorë nga faza e dytë e planit për targat, në anën tjetër kjo lidhet me kthimin e serbëve në institucione, dalja në zgjedhje….”, është shprehur Bytyqi.

E, në rast se Albin Kurti nuk heq dorë nga ky vendim, opinionisti Arbnor Sadiku nuk e përjashton dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit.

“Ose do të bëjë marrëveshjen ose deri në fund të vitit, do të jap dorëheqje dhe do t’i hapte mundësi që nepërmjet zgjedhjeve të reja, ose t’i jepet mundësia opozitës të qeverisë me vendin, ose që Kurti të shkoj në në koalicion me njerën nga partitë opozitare për të formuar qeverinë”, ka theksuar Sadiku.

Përveç çështjes së targave, në këtë takim që pritet të ndodh, parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera.

21 nëntori, është dita kur hyn në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që ngasin automjete me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika