Kurti: Edhe një dritare garantuese kreditore për mërgimtarët që duan të kthehen e të investojnë në vendlindje

Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të ketë edhe një pako mirëseardhëse për bashkëatdhetarët.

Kjo pako këtë vit sipas kryeministrit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore që do të hapet javën që po vjen, ku mërgata do të ketë mundësinë që të investojnë në vendlindjen e tyre.

“Përpos mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, pakoja jonë mirëseardhëse për bashkatdhetarët tanë këtë vit përfshin edhe një dritare garantuese kreditore, të cilën do ta hapim javën që po vjen. Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë,” shkruan Kurti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika