Kurti edhe Rizvanolli inkurajojnë qytetarët që të vazhdojnë edhe më tej, kursimin e energjisë elektrike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli i kanë falënderuar qytetarët e Kosovë që kanë kontribuar në zbutjen e krizës energjetike duke e kursyer energjinë elektrike. Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës e i’u ka ndihmuar qytetarëve për përballje me krizën energjetike duke paguar mbi 95 milionë euro subvencion për energjinë elektrike […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli i kanë falënderuar qytetarët e Kosovë që kanë kontribuar në zbutjen e krizës energjetike duke e kursyer energjinë elektrike.
Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës e i’u ka ndihmuar qytetarëve për përballje me krizën energjetike duke paguar mbi 95 milionë euro subvencion për energjinë elektrike
“Që nga muaji shkurt kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët, kemi paguar mbi 52 milionë euro për familje edhe mbi 37 milionë euro për biznese, për faturat e periudhës shkurt-dhjetor të viti 2022”.
“Që nga muaj shator kemi dhënë subvencion shtesë për mbi 200 mijë familje të cilat e kanë kursyer energjinë dhe që nga tetori kemi subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçente për ngrohje për mbi 8 mijë familje”.
“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë”, ka përfunduar Kurti.















