Kurti edhe sot në Greqi, pritet të takohet me kryeministrin Mitsotakis
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë edhe sot në shtetin e Greqisë, ku pritet të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Në Athinë janë ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në takimet e mbajtura dje është shprehur solidarizimi dhe mbështetja për Ukrainën, e cila po përballet […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë edhe sot në shtetin e Greqisë, ku pritet të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në Athinë janë ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në takimet e mbajtura dje është shprehur solidarizimi dhe mbështetja për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin e Rusisë.
Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Po ashtu, i pranishëm ishte edhe presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky.















