Kurti: Eliminimi i hendekut gjinor, prioritet i lartë për Qeverinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapësirat e Ballkonit të Hapur ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me përfaqësues të Ambasadës Britanike në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”. Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti ka theksuar suksesin e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapësirat e Ballkonit të Hapur ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me përfaqësues të Ambasadës Britanike në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti ka theksuar suksesin e projektit të rekrutimit në Kosovë, teksa ka shtuar se kanë një rrugë të gjatë përpara për të ndërtuar një sistem rekrutimi bazuar në meritokraci në sektorin publik.
Siç ka njoftua Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, i bazuar në meritë dhe profesional është thelbësor për të ardhmen e Kosovës.

Kryeministri Kurti, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e eliminimit të hendekut gjinor, e ku 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke e vlerësuar këtë si një prioritet të lartë për Qeverinë.
“Një nga arritjet më të mëdha që nga viti 2021 është se 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke ndihmuar në eliminimin e hendekut gjinor dhe thyerjen e tavanit e xhamit për gratë—një prioritet i lartë ky për qeverinë tonë. Projekti ka gjeneruar gjithashtu metoda të shumta për të kultivuar një kulturë respekti për aftësinë dhe ekselencën brenda institucioneve tona. Një shembull kryesor është “Harta e Procesit,” një manual gjithëpërfshirës që përshkruan praktikat më të mira të rekrutimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret tona”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Në fund, ai i ka falënderuar përfaqësuesit e projektit dhe ambasadën britanike për kontributin e përkrahjen e tyre si dhe bëri thirrje për më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe meritokraci në procese të ngjashme, për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.















