Kurti emëron Ardita Sinanin si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Sipas njoftimit nga qeveria thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinojë Sinani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ardita Sinani





Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Ardita Sinanin si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës, ku thuhet se kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga qeveria thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinojë Sinani.

“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Kuvendi i Preshevës të hënën e 11 prillit ka votuar pro shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, me 20 vota pro, ansjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, është shkarkuar kryetarja e cila kishte mandat dyvjeçar.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

Ajo ka theksuar se do të punojë për përmisimin e politikës shqiptare në Luginë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës”, kishte shkruar ajo.

Ky shkarkim erdhi pas vizitës së saj në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti, i ka ftuar në takim përfaqësuesit politikë të Luginës.

Kurti ka thënë se pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi i rrëzimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.

Sipas tij, gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e këtyre komunave erdhi pas thirrjes së një seance të jashtëzakonshme nga kuvendi komunal i komunës së Preshevës për shkarkimin e kryetares aktuale të kësaj komune.

Në këtë takim morën pjesë, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Përveç tyre, të pranishëm ishin edhe kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Shqiprim Musliu, kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, Arben Ferati.

Ndërkaq, pavarësisht ftesës, në takim nuk ishin kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe kryetari i Kuvendit të Preshevës, njëherit kryetar i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu.

Ndryshe, më 10 maj të vitit 2021, Ardita Sinani kishte arritur të zgjedhet kryetare e Preshevës, me 22 vota pro dhe nëntë kundër.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika