Kurti emëron Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovës 29/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka emëruar Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se po e jetësojnë institutin që do t’i adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.

“Për të ndërtuar të ardhmen duhet adresuar të shkuarën, ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues. Po e jetësojmë institutin që do t’i adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 98-99, andaj sot emërova zotëri Atdhe Hetemin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, që do t’i prijë këtij procesi të rëndësishëm. Atdhe Hetemi është ligjërues në departamentin e shkencave politike në UP, ai ka përfunduar doktoratën në universitetin e Gentit në Belgjikë, me fokus në historinë politike të Ballkanit Perëndimor. Ka më shumë se 15 vjet përvojë profesionale”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara.

“Sakrifica e popullit është e madhe, dhimbja është e pafund”.

Kurti thekson se adresimi i krimeve të kryera dhe i dëmeve të shkaktuara është një obligim moral, është një dëshmi e përkushtimit të Republikës së Kosovës ndaj vlerave të paqes dhe të drejtave të njeriut.

“Plagët janë ende të njoma, janë të hapura për mijëra familjarë. Po i japim prioritet të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve”.

Kreu i ekzekutivit konsideron se sfida kryesore për zbardhjen e rasteve mbetet mungesa e informatave të besueshme dhe refuzimi për bashkëpunim nga ana e Serbisë që vazhdon të qëndrojë mbi varreza masive teksa i mohon ato.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika