Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Arbër Vokrrin, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Njoftimin për zëvëndëskryeminsitrin në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka dhënë Zyra e Kryeministrit.

Arbër Vokrri është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.