Kurti emëron Taulant Kelmendin zëvendësministër të MAShTI-t

Kreu ekzekutiv, Albin Kurti, ka emëruar këtë të martë Taulant Kelmendin në postin e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Taulant Kelmendin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI-t).

Pas emërimit, kryeministri Kurti e ka uruar Kelmendin për emërimin dhe i ka uruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Kelmendi me profesion është inxhinier i shkencave kompjuterike.

Po ashtu, ai është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje nga Peja.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika