Kurti i emëron zëvendësministra Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Stanojeviq është emëruar zëvëndësministër për Ekonomi, ndërsa Raduloviq, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Janë emëruar zëvëndësministra Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, me ç’rast ka treguar se Stanojeviq është emëruar zëvëndësministër për Ekonomi, ndërsa Raduloviq, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të z. Nenad Stanojeviq, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe z. Lazar Raduloviq, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pjesë e takimit ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika