Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj aplikimit të Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti falënderoi deputetët gjermanë që janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen ndaj aplikimit të Kosovës në këtë organizatë dhe rezultatin historik të 16 prillit

Në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së, Frank Schwabe, njëherësh drejtues i delegacionit gjerman të Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës (PACE).

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, bashkëpunimin e ngushtë, qeverisjen në vend, me theks te reformat në sundim të ligjit, progresin demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Kryeministri falënderoi deputetët gjermanë që janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen ndaj aplikimit të Kosovës në këtë organizatë dhe rezultatin historik të 16 prillit. Ai tha se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit drejt anëtarësimit në Këshill, dhe se në bazë të regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, Kosova meriton të bëhet anëtarja e 47-të pikërisht në përvjetorin jubilar të themelimit të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe bashkë-drejtuesi i SPD-së, Klingbeil dhe deputeti Schwabe bisedua edhe rreth bashkëpunimit ndërpartiak në promovimin e vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika