Kurti falënderon diplomatët që morën pjesë në letrën e dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe

Politikanët e huaj kanë kërkuar nga BE-ja e SHBA-ja më shumë distancë nga Serbia dhe të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Për këtë letër, kreu i ekaekutivit kosoavr ka shprehur falënderimet e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar politikanët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për letrën e dërguar diplomacive perëndimore, në të cilën, kërkohet një trajtim i barabartë në mes Kosovës dhe Serbisë e jo vetëm.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti gjersa falënderon disa prej deputetëve në emra, ai përmend edhe agresionin që vije nga pala serbe.

“Faleminderit Alicia Kearns, senatorit Bob Menendez dhe Michael Roth, si dhe të tjerët kryetarë të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë, të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshme ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

 

Më 7 gusht, një letër iu dërgua shefit të diplomacisë të bllokut evropian, Josep Borrell, kryediplomatit amerikan, Antony Blinken dhe atij britanik James Cleverly, nga politikanë nga Evropa e SHBA-ja, duke kërkuar një distancim nga pala serbe.

Siç raporton Tagesspiegel, politikanët e huaj kanë kërkuar nga BE-ja e SHBA-ja më shumë distancë nga Serbia dhe të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika