Kurti falënderon ministrin e jashtëm të Italisë për “veprimin e guximshëm të KFOR-it” në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë të dytë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ai e ka falënderuar atë për sic i ka quajtur veprimet e guximshme të ushtarëve italianë të KFOR-it, për ta siguruar paqen në veri. […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë të dytë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Ai e ka falënderuar atë për sic i ka quajtur veprimet e guximshme të ushtarëve italianë të KFOR-it, për ta siguruar paqen në veri.
Kurti i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.
“Në një telefonatë të dytë sot me Zv/MPJ të Italisë, Antonio Tajani, përcolla mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për veprimin e guximshëm të ushtarëve italianë të NATO-s për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, ka thënë Kurti.
Ndryshe rreth 25 ushtarë të KFOR-it janë lënduar si pasojë e sulmeve nga grupet kriminale në veri të vendit.
Vlen të theksohet se trupat e KFOR-it për asnjë moment nuk i kanë provokuar apo nuk kanë shfaqur dhunë te protestuesit.
Serbët në veri po i kundërshtojnë kryetarët e sapozgjedhur në tri komunat e veriut.















