Pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes mes Kosovës dhe Komisionit Evropian, ka nisur transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim për Republikën e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga kjo shumë, rreth 29 milionë euro janë transferuar si kredi direkte në buxhetin e shtetit, ndërsa 33 milionë euro të tjera do të kanalizohen përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Këto mjete përfshijnë 17.73 milionë euro grante dhe 15.31 milionë euro kredi.
“Pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes mes Kosovës dhe Komisionit Evropian, sot filloi transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim në kuadër të këtij plani.