Kurti flet me Peachin: Në demokraci s’ka vend për dhunë fashiste

Kryeministri Albin Kurti në orët e para të së martës ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas ngjarjeve në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, rreth situatës në veri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twiiter, Kurti ka thënë se “në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste”.

Ai i ka vlerësuar “të egra” sulmet e protestuesve serbë ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

“Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë për shërbim të plotë dhe të papenguar nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, ka shkruar ai në Twitter.

Po ashtu, kryeministri Kurti në një bisedë të dytë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ka diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Ai e ka falënderuar atë për siç i ka quajtur veprimet e guximshme të ushtarëve italianë të KFOR-it, për ta siguruar paqen në veri.

Kurti u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

Ndryshe, rreth 25 ushtarë të KFOR-it janë lënduar si pasojë e sulmeve nga grupet kriminale në veri të vendit.

Vlen të theksohet se trupat e KFOR-it për asnjë moment nuk i kanë provokuar apo nuk kanë shfaqur dhunë te protestuesit.

Serbët në veri po i kundërshtojnë kryetarët e sapozgjedhur në tri komunat e veriut.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika