Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar për paqen në Ballkan, në tryezën e diskutimit në Vjenë me temën “Ballkani Perëndimorë pjesë qendrorë e paqes së qëndrueshme në Evropë”.

Kuti është ndier i nderuar që është duke marrë pjesë në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

“Jemi duke jetuar një periudhe ndryshuese, kjo tashme është vërtetuar sepse shumë njerëzve kanë pasur frikë se diçka do të ndodhë, por ajo ka ndodhur Rusia e ka sulmuar Ukrainë një vende paqësore që nuk ka bërë asgjë për të provokuar fqinjë e saj”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurti sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka pasur ndikim të jashtë zakonshme në gjeopolitikë.

“Pas luftës së dytë botërorë edhe Holokaustit, Bota dhe Evropa ishin zotuar që të mos lejonin maskara edhe tmerre te tilla, por përsëri pamë gjenocidin në Bosnje dhe në Kosovë edhe në të gjithë botën”, ka theksuar ai.

“Duke ardhur nga një vende i shkatërruar nga lufta, kam parë urrejtje ndaj popullit shqiptarë që ka kulmuar me gjenocid, edhe spastrimi etnik nga forcat serbe”, ka rrëfyer Kurti.

Më tej ai ka pyetur pse lejuam që kjo të ndodhet përsëri gjenocidin në Evropë.

“E përgjigja duke e komplikuar por unë mendojë që është e thjeshtë sepse qëndroni nga mungesa e vullnetit për t’u ballafaquar me të kaluarën edhe për ta përqafuar të ardhmen”, ka thënë kryeministri.

“Paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve”.

“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë. Në anën tjetër, derisa  Serbia nuk po e pranon fajësinë për mijëra të vrarë në Kosovë, ajo po shpërblehet nga BE me miliarda euro investime dhe me marrje e statusit të vendit kandidat”, ka deklaruar Kurti.