Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth kërkesës se tij për shtimin e trupave të NATO-së në Republikën e Kosovës. Kurti ka thënë pavarësisht që Qeveria e Kosovës që ka shprehur interesimin për rritjen e numrit të pjesëtareve të KFOR-it në Kosovë sipas tij vendimin e merr NATO.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është në fazën kur është duke investuar në mbrojtje e Kosovës.

“Vitin e kaluar kemi rritur Buxhetin për 52 për qind për  mbrojtjeje ndërsa sivjet për 20 për qind të tjera praktikisht e kemi kaluar një 1.5 të Bruto produkti vendor edhe po shkojmë drejtë 2 për qindëshit që është një kriter i NATO-së shumë i rëndësishëm”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për ushtrimet fushore ‘Defender Europe 21‘, ku ka thënë se kanë marrë pjesë 330 ushtarët të FSK-së.

“Përsëri do të jemi vende nikoqir ‘Defender Europe 23‘, ku do të marrin pjesë 1 mijë 380 ushtarë, edhe jemi shumë krenar për ketë, por edhe të përgjegjshëm për përgatitje që jem duke i bërë me FSK-në, me Gjeneralin Bashkim Jashari  edhe me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj-in”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se për  këto e ka informuar Kancelarin austriak.

“Kur kemi parë grupe, militare paramilitare pro ruse si Ujqit e Natës, e Mercenaret e Ëagnerit në kufirin ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre edhe me parullat që thoshin [Lutjuni zotit dhe mbahuni për Rusinë], kur kësaj i shtojmë edhe faktin që Serbia ka bërë krekës që të kthej ushtrinë në Kosovë është e rëndësishëm që pikërisht të shtohet numri i ushtarëve të  NATO-së në Kosovë”, ka shtuar Kurti.

Forcimi i Kosovës nuk do t’i lente mundësi që Serbia të pyeste për kthimin e ushtrisë në Kosovës sipas Kurti.