Kurti flet për zbatimin e reciprocitetit dhe pse duhet të zbatohet ai

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se pse e ka vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë. Sipas tij Kosova nuk e dëshiron një gjë të tillë, por përderisa qytetarët e Kosovës  trajtohen ndryshe nga Serbia edhe Kosova do t’i trajtojë në të njëjtën mënyrë qytetarët e Serbisë 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për vendimet e Qeverisë që ishin marrë në fund të qershorit për targat dhe për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime.

Ai ka thënë se në muajin korrik ishte i planifikuar që  të mbaheshin fushat për t’i informuar qytetarët serbë të Kosovës që regjistrimi i veturave në Kosovë është falas.

“Uroj që sa më shumë qytetarë serbë të Kosovës nga një gushti  të pajisen me targat e RKS ”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ai ka folur edhe për vendimin e reciprocitetit me Serbinë, ku sipas tij, qytetarët e Serbisë duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç trajtohen qytetarët e Kosovës nga shteti i Serbisë.

“Kosova nuk do t’i preferonte as një herë dokumentet e tilla, mirëpo nëse ka një dokumente që qytetarët e Kosovës marrin një  të tillë kur shkojnë në Serbi atëherë duhet të këtë një të tillë dhe për qytetarët e Serbisë të cilët hynë në Republikan e Kosovës” ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova nuk kishte qenë as për targat e përkohshëm dhe nuk është as për këto dokumentet të përkohshme.

“Për derisa ka nevojë për një dokument të tillë për qytetarin e Kosovës do të këtë të tillë dhe për qytetarët Serbë që vijën në Republikën e Kosovës”.

Të dielën e 31 korrikut për këto çështje do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kosovës  

“Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku do të diskutojmë me krerët e organeve dhe me disa ministra çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk iu pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika