Kurti ftohet për vizitë në Izrael

Në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik, i cili e ftoi Kurtin për vizitë në Izrael

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar për vizitë në Izrael nga drejtori ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik, David Harris.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ku thuhet se në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik (American Jewish Committee – AJC).

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për zhvillmet në Kosovë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy qeverive.

“Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik

Sipas njoftimit, derisa është diskutuar për situatën gjeopolitike në rajon, janë theksuar përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi.

Ndryshe, Izraeli dhe Kosova kishin vendosur marrëdhënie diplomatike më një shkurt 2021, ndërsa Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, më 14 mars të po të njëjtit vit.

Hapja e kësaj ambasade rrjedh nga marrëveshja e katër shtatorit të vitit 2020 në Washington.

Ndërkohë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika