Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës.

Kjo vizitë është zhvilluar për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.

Kurti i falënderoi pronarët e marketeve për bashkëpunimin dhe i ftoi qytetarët të marrin torbat me vete.

Mandej, ai ka thënë se qeset pa doreza janë falas, ndërsa të tjerat 5 centë, ku 2 centë do të shkojnë në buxhetin e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne i falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronarët e marketeve dhe menaxherët e marketeve apo vetëshërbimeve siç iu kemi thënë kaherë që ta zbatojmë me përpikëri udhëzimin administrativ dhe i ftojmë qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në vetëshërbim në markete, t’i marrin torbat me vete”, ka thënë Kurti.

“Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime, ndërkaq ato qeset prej 25 deri 50 gramë do të kushtojnë 5 centë, 2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak të drejtë aspak dhe torbat merreni me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime apo markete”, ka deklaruar tutje ai, raporton EO.

Tashmë është bërë një muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, qytetarët tashmë kanë filluar të paguajnë nga 5 deri në 10 cent për një qese.