Kurti fton qytetarët të ndjekin mbledhjen e Qeverisë, thotë se do të votohen pika të rëndësishme

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta ndjekin mbledhjen e Qeverisë, në të cilën ka thënë se do të votohen 12 pika të rëndësishme dhe do të diskutohet për të arriturat e ministrive gjatë kësaj kohe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të ndjekin mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës e cila është paralajmëruar që të fillojë nga ora 10:00.

“Sot mbajmë mbledhjen e 100-të të qeverisë. Do të flasim për gjetjet e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në timen po ashtu”, thuhet në videon e Kurtit në Facebook.

Në mesin e pikave të rendit të ditës që ka siguruar RTV Dukagjini, do të jenë:

Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve financiare për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale dhe shqyrtimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e kodit penal dhe atë të procedurës penale.

No description available.

No description available.

Po ashtu, pas mbledhjes pritet që konferencë të mbajnë ministrat, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu.

Kjo mbledhje zhvillohet në ditën kur tekstet e paketës së zgjerimit dhe raporteve individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor priten të miratohen nga Komisioni Evropian(KE) në takimin e kolegjit të komisionerëve.

Gjatë ditës, raporti zyrtar 2022 për Kosovën do t’i dorëzohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.







Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika