Kurti: Fushata e dezinformimit nga Beogradi ishte shumë e egër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për krizën në Veri të Mitrovicës, ka thënë se fushata drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës nga Beogradi, ishte e egër dhe dezinformuese

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fushata drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës nga Beogradi, ishte e egër dhe dezinformuese.

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja e shtyrjes së implementimit të vendimit për reciprocitet të taragave dhe dokumenteve me Serbinë.

“Ne jemi shumë efikas në këtë aspekt dhe për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi mbi qytetarët serbë të Kosovës, ne kemi pranuar te faktorët ndërkombëtarë që ta shtyjmë zbatimin deri më 1 shtator. Ne nuk besojmë që nuk kemi bërë fushatë të mjaftueshme ose të mirë. Ka qenë shumë e egër fushata e dezinformimit. Ne me punë, durim e angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është dashur të ndodhë para 11 vjetëve, po fillon të zbatohet tani.

“11 vjet ka pasur pritje dhe tash për më pak se një muaj ka nxitim, ky muaj qenka shumë më i rëndë sësa ato 11 vjet”.

“Më 29 qershor të këtij viti Qeveria ka marrë 2 vendime, me të cilat ne themi qartë se do të fillojë shndërrimi i tabelave ilegale për automjetet nga koha e Millosheviqit, në targa të Republikës së Kosovës dhe kemi dhënë muajt gusht dhe shtator si afat për këtë gjë në mënyrë që më 1 tetor të mos kemi më automjete me ato targa”, ka thënë Kurti.

Përveç kësaj, Kurti ka përmendur edhe vendimin që thotë se duhet të ketë një dokument për të gjithë qytetarët me dokumenetet të identifikimit të lëshuara nga Serbia që kur të hyjnë në Kosovë me atë dokument të mund të identifikohen karshi autoritetve kosovare.

“Me datën 1 gusht, kemi lëshuar 2 mijë e 679 dokumente të tilla mesatarisht për 20 sekonda, kurse kur shkojnë në Serbi shkon prej 10 minuta e deri më shumë se një orë e shpeshherë jo vetëm për ta dekurajuar qytetarin qe të kthehet, por në fakt pët t’iu marrë para që ta kalojë kufirin”.

Kurti nuk i mohoi tensionimet të cilat mund të ndodhin edhe në të ardhmen.

“Mund të ketë tensionime edhe në të ardhmen, por ne jemi të vendosur në këtë që bëjmë, në njërën anë me respektimin e Kushtetutshmërisë dhe në anën tjetër me sa më shumë komunikim e bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë”.

Ai beson që në rrethanat që është Kosova, është marrë vendimi i duhur.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika