Kurti: Fushatat kërcënuese të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës janë të shpeshta, ato janë të papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thekson se frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve serbë në këto zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e mbledhjes së Qeverisë, ka folur për zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat e veriut të vendit.

Ndonëse zgjedhjet ishin të qeta, pa incidente dhe paqësore, megjithatë numri i votuesve ishte i ulët.

Andaj për këtë, Kurti thekson se frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve serbë në këto zgjedhje.

“Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushatat e tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë se është normale dhe e pranueshme”, tha ai.

Të premten e kaluar, kryetari i Mitrovicës veriore, Erden Atiq, bëri betimin e tij si kryetar, dhe sipas kreut të ekzekutivit, kjo është normale pas një procesi zgjedhor.

“Nesër, në ndërtesat publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbetën pa kryetarë, banorët atje pa shërbime normale, kjo nuk është normale”, shtoi ai.

Siç potencon Kurti, veprimet e Qeverisë kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Kjo nuk është zgjedhje, është obligim i yni, le të angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë në vend, sepse të gjitha këto janë normale në demokraci”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika